“STOP”/ Tjetër skandal në konsullatën shqiptare në Milano


“STOP”/ Tjetër skandal në konsullatën shqiptare në Milano

23:04 07/06/2016

Në Mars të këtij viti, emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan denoncoi rastin se si konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm. Lidhur me këtë rast, Ministria e Jashtme reagoi duke shkarkuar nga detyra konsullen, e cila ishte bërë pjesë e një skeme korruptive që u siguronte emigrantëve çertifikatë martese kundrejt pagesave nën dorë.

Por sot, vetëm 3 muaj më pas, përmes një tjetër kamere amatore, këtë herë të xhiruar nga një qytetar, emisioni investigativ sjell një tjetër problematikë që ndodh po në këtë konsullatë.

Pamjet që transmetohen sjellin atë çfarë ndodh me qytetarët, të cilët i drejtohen këtij institucioni për dokumentacione të ndryshme dhe shërbimi që ata marrin nga punonjësit e konsullatës është skandaloz.

stop 3

Përveç radhëve të gjata, ata janë të detyruar që të presin me muaj të tërë për të mbaruar punë. E si të mos mjaftonte kjo, qytetarët duhet të përballen edhe me sjelljen aspak njerëzore të punonjësve të këtij institucioni.

stop 1

Italiani:

“Më fal pak është stallë kafshësh, apo zyrë për publikun?”

Italiani:

Më fal me ty po flas! Je e paedukatë. Je dhe budallaqe mbi të gjitha. Këta njerëz nuk janë kafshë që i trajtoni në këtë mënyrë. T’ju vijë turp. Kjo është konsullatë apo treg ku mbahen kafshët? Të lutem, më jep një informacion? Këtu ka njerëz që presin prej shumë kohësh!”

stop5

Konsulli:

“Je mirë nga trutë e kokës?”

Italiani

: “Një Ambasadë në Itali duhet t’i trajtojë njerëzit si njerëz, jo si kafshë!”

Italiani

: “Kam që në mëngjes që jam këtu...”

Konsulli:

“Hajde ti nga kjo anë! Hajde, hajde...Hajde bëje ti këtë punë. Hajde hajde..”

Italiani:

“Ti je zyrë për publikun, nuk mund të na trajtosh kështu!”

Konsulli:

“Ç’a problemi ke? Ç’a problemi ke ti? Ti po shan veten tate s’po më shan mu.”

Qytetari:

“Ty mo ty se ti je tu e bo këtë punë. Jo veç ty jo.”

Konsulli:

“Ç’a po bëj unë? Ç’a të t’bëj unë?”

Qytetari:

“A të duket pak?”

Konsulli:

“Ç’a po bëj unë?”

Qytetari:

“A të duket pak? Ç’a duhet me ba tjetër? Ç’a do me pas tjetër?”

Konsulli:

“O zotëri! Për ç’a ke ardh dhe ç’a halli ke?”

Qytetari:

“Vazhdoni punoni, se do iki në shtëpi.”

Konsulli:

“Po ç’a po bëjmë ne? Po shohim tavanin ë?”

Qytetari: 

"Kam dy orë, s’ke ndryshu 3 numra o vlla."

Konsulli: 

"O  zotëri, duhet të kesh një gjë parasysh. Këtu njerëzit nuk vijnë vetëm për leje kalimi si puna jote. Këtu vijnë për lloj lloj dokumentesh."

Qytetari: 

"Po. Edhe do kryhen."

Konsulli:

 "Dhe çdo dokument ka një procedurë. Më fal një minutë!"

stop7

Konsulli: 

"Jo, do më presësh ti mua. Do të flas unë, pastaj do të flasësh ti. Dakord ë?"

stop6

Qytetarja: 

"Më falni! Këtu jemi për të bërë dokumentat, nuk do ju shikojmë juve kur ziheni."

Konsulli: 

"Ju lutem! Çdo dokument ka një proçedurë, nuk merremi vetëm me lejekalimin. Ka për verifikim personi për ta marrë në Ministrinë e Brendshme."

Qytetari: 

"S’du llafe unë e di..."

Konsulli: 

"Atëherë që të jesh i qartë ti. Dokumenta, janë për dokumenta konsullore. Në rregull? Çfarë janë me leje kalimi, deklarata, prokura."

Qytetari: 

"Nuk janë dokumenta këto."

Konsulli: 

"Për pasaporta është dera e katërt. Përpara se të futen personat për aplikim pasaporte duhet të presin këtu që t’i thërrasë konsulli Dishnica për verifikim personi."

Qytetari: "

Sa, sa, sa me prit?"

/tvklan.al





Të ngjashme