“STOP”/Plaga e pambyllur e familjes Abrashi


“STOP”/Plaga e pambyllur e familjes Abrashi

21:23 15/06/2016

Mbrëmjen e sotme, emisioni investigativ “STOP”, ka sjellë në vëmendjen e publikut tragjedinë e familjes Abrashi, që në Shkurt të vitit të kaluar, 3 fëmijët mbetën jetim për shkak të përmbytjeve...

Por si të mos mjaftonte kjo, disa muaj më vonë, përmbytjet e lanë familjen e të ndjerës pa shtëpi.

Sot, gati një vit më vonë, kjo familje jeton në një banesë të siguruar nga Bashkia, pa asnjë lloj ndihme nga shteti dhe pa shtëpi.

Kryefamiljari Andrea Abrashi bën apel për ndihmë për 3 të vegjëlit e tij.

shtepia

Historia e familjes Abrashi nis mëngjesin e 6 Shkurtit 2015, kur shirat e rrëmbyer nxorën nga shtrati lumin e Vërdovës, që i morën jetën Monika Abrashit.

Ishte ora 7 e mëngjesit, kur 38 – vjeçarja kishte bërë gati fëmijët për në shkollë dhe nga prurjet e mëdha të lumit ajo shkoi poshtë verandës së shtëpisë për të mbledhur disa materiale.

Pikërisht në këtë moment ndodh fatkeqësia dhe Monikën e merr uji i furishëm i lumit, duke humbur jetën.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo fatkeqësi, në Tetor të 2015 – ës nga prurjet e lumit Vërdovë, shembet çatia e familjes Abrashi. Famirësisht në këtë rast nuk pati të lënduar, por shtëpia e tyre u shkatërrua.

1

Vetë emisioni “STOP” bën një thirrje njerëzore: "

Duke u bërë shumë, mund të lehtësojmë dhimbjen e madhe të kësaj familjeje."

Ditën kur kjo familje humbi bashkëshorten dhe nënën, Zëvendëskryeministri Niko Peleshi vajti në shtëpinë e tyre për të shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e qeverisë. Në atë kohë ai tha:

peleshi

“Unë kam ardhur sot të ndaj hidhërimin për këtë humbje në këtë familje. Për fat të keq opozita nuk e ka gjetur këtë forcë dhe unë dëshiroj të shpreh keqardhjen që ka qenë po aq e gatshme ashtu si shtabet e emergjencës, por për një qëllim tjetër, për t’u gjendur aty ku ndodh një fatkeqësi”.

Por pas më shumë se një viti, kryefamiljari Andrea Abrashi, për mikrofonin e emisionit “STOP” thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjëlloj ndihme nga shteti, përveçse një strehim nga Bashkia e Pogradecit prej 100 mijë lekësh të vjetra, që sipas tij, po shkon drejt fundit. Pas kësaj, babai i 3 fëmijëve, thotë se do të mbetet mes katër rrugëve bashkë ta.

abrashi

“Kërkoj ndihmë nga emisioni juaj, nga shteti, nga bizneset private, kush te ketë mundësi të ndihmojë, me çfarë të munden. Jo për mua, por për t’ia bërë fëmijëve të mi sa më të lehtë dhimbjen...”

Për t'u interesuar për shtëpinë e familjes Abrashi, që vazhdon të jetë e shkatërruar, gazetari i "STOP" u interesua në Bashkinë e Pogradecit. Nënkryetari i kësaj Bashkia tha se brenda këtij muaji do të nisë ndërtimi i banesës.

balliu

Poligron Balliu – Nënkryetar i Bashkisë së Pogradecit:

“Në lidhje me fatkeqësinë e familjes Abrashi, për shembjen e shtëpisë janë ngritur grupet e punës, janë vlerësuar dëmet e orendive shtëpiake, në një vlerë të caktuar, kanë kaluar në Këshillin Bashkiak. Vlera është përcaktuar, por as ne nuk e dimë pasi duhej të xhirohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. Në lidhje me shtëpi që është thuajse e pabanueshme, nga ana e Bashkisë së Pogradecit po përgatitet projekti nga Sektori i Urbanistikës, me qëllim kryerjen e investimit të mëvonshëm, në bazë të vlerës. Edhe kjo vlerë ka kaluar në Këshillin Bashkiak, është miratuar dhe pritet lëvrimi i saj nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. Nga Bashkia e Pogradecit po ofrohet ndihmë për projektin e shtëpisë dhe me lëvrimin e fondeve, do të nxirret edhe leja e ndëtimit që do t’i ofrohet nga Bashkia dhe menjëherë pas kësaj, besoj që gjithçka është gati për ndërtimin e kësaj shtëpie.”

7

Pra pengesë për të gjithë këtë është bërë pengesë leja e kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile?

Poligron Balliu – Nënkryetar i Bashkisë së Pogradecit: 

Po kjo është një procedurë burokratike e Sektorit të Urbanistikës. Në lidhje me lejen e ndërtimit, ashtu si dhe projekti i shtëpisë besoj se brenda muajit është gati nga ana e Bashkisë”.

Në rast të humbjeve të njerëzve në rastet e fatkeqësive natyrore, me Vendim të Këshillit të Ministrave kjo familje duhet të merrte një vlerë prej 500 mijë lekësh të reja, familja Abrashi nuk e ka marrë akoma.

/tvklan.al





Të ngjashme