Strakosha: Do ta tregoj në fushë se sa vlej
Thomas Strakosha do të jetë këtë sezon portieri i parë te Lazio, duke patur mundësinë të tregojë akoma më shumë vlerat e tij. 22-vjeçari fitoi besimin me paraqitjet në kampionatin e kaluar, ku luajti në 21 ndeshje. Strakosha sqaron se do të flasë në fushë.
“Do ta tregoj në fushë nëse jam gati si titullar te Lazio. Unë mendoj të stërvitem. Shpresoj të bëjmë më mirë se sezoni i kaluar.”
Skuadra ndodhet në Auronco Di Kadore në grumbullim, ku sëbashku me Thomas Strakoshën janë edhe 3 portierë të tjerë. Djaloshi shqiptar mendon se grupi është i kompletuar.
“Jemi mirë kaq portierë, nuk duhem më.”
Strakosha pranoi se çështja e kontratës tashmë është zgjidhur.
“Rinovimi është arritur dhe ndjehem shumë mirë këtu.”
Thomas Strakosha pati një sezon të lavdërueshëm duke arritur të debutojë edhe me Kombëtaren./
TV KLAN