Strakosha: E kisha studiuar momentin e penalltisë
Ai ishte heroi i ndeshjes. Thomas Strakosha ndali Juventusin dhe i dha një fitore të rëndësishme Lacios në shtëpinë e kampionëve të Italise.
Ai ndaloi Paulo Dybala nga pika e 11-metërshit në minutën e fundit shtesë, duke vendosur fitoren 2 – 1.
Thomas Strakosha:
“Ishte e vështirë të akordohej një penallti në minutën e 94’, pasi nuk meritonin as barazimin. E kisha studiuar momentin e penalltisë e bëjnë të gjithë portierët. Për fat e prita dhe fituam ndeshjen”.
Pavarësisht një gabimi në pjesën e parë ku rrezikoi një gol nga Higuain, gjatë sfidës tregoi aftësitë e tij duke ndalur goditje të tjera të rrezikshme të kundërshtarëve.
Thomas Strakosha:
“Synojmë të jemi mes 5 vendeve të para, normalisht që ëndërrojmë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet me radh”.
Massimilliano Allegri po ashtu e përmendi Strakoshën si njeriun e ndeshjes. Duke mos e fshehur zhgënjimin për penalltinë e humbur, ai tha se Paolo Dybala e ka problemin me portierët shqiptarë. Edhe Etrit Berisha i priti atij një penallti.
Thomas Strakosha është prej më shumë se një viti titullar te Lazio. Një zgjedhje e Igli Tares që e afroi në ekip në vitin 2012 dhe që për mediat italiane konsiderohet si njeriu i duhur për portën laciale.
Tv Klan