Strakosha kërkon Kupën e Italisë


Strakosha kërkon Kupën e Italisë

16:06 05/04/2017

Thomas Strakosha mund të përsërisë suksesin e Riza Lushtës dhe Lorik Canës në Kupën e Italisë. Lushta e fitoi në 1942 me fanelën e Juventus, ndërsa Cana 4 vite më parë me Lazio.

Pikërisht Lazio siguroi finalen duke eliminuar rivalin e përjetshëm Roma pavarësisht fitores 3 – 2 të ekipit të Spalletit, në takimin e dytë, por i pavlerë me humbjen 2 – 0 të përballjes së parë. Strakosha ishte titullar duke ndihmuar lacialët  me pritjet e tij dhe pa faj në 2 golat e parë. Mediat italiane e vlerësojnë si pozitive paraqitjen e shqiptarit, i cili e nisi nga stoli sezonin.

Pas ndeshjes Strakosha deklaroi për mediat se është i lumtur për këtë objektiv, pasi do të jetë finalja e tij e parë. Lazio do të presë të kualifikuarin në takimin Napoli – Juventus. Skuadra e Elseid Hysajt do të përpiqet të bëjë përmbysjen pas disfatës 3 – 1 në takimin e parë. Nëse Napoli arrin finalen do të kemi një derbi shqiptarësh në Kupën e Italisë.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme