Strakosha, mes të rinjve premtues në Serie A
Thoma Strakoshës i kanë mjaftuar vetëm 2 ndeshje në Serie A për të rënë në sy. Portieri shqiptar i Lazio është bërë pjesë një votimi të “Gazzetta dello Sport” për të rinjtë më të mirë në kampionatin italian.
22 – vjeçari është vlerësuar me notën 6,5 duke u bërë pjesë e 10 futbollistëve premtues të kësaj moshe. Në këtë listë janë përfshirë lojtarë të lindur prej 1 Janarit të 1994.
Strakosha është i shtati në këtë klasifikim, ku ndodhet edhe një tjetër portier, Gianluigi Donnarumma, i cili renditet i dyti, pas sulmuesit të Sassuolo, Domenico Berardi.
Thoma Strakosha u gradua portier i dytë i Lazio, pas largimit të Etrit Berishës. Ai përfitoi nga dëmtimi i Federico Marchetti për të treguar vlerat e tij përballë Milan dhe Empoli.
Tv Klan