Strakosha, titullar i padiskutueshëm te Lazio


Strakosha, titullar i padiskutueshëm te Lazio

14:59 29/08/2017

Tashmë Lazio është e qetë, në portë është Strakosha.

Gazzetta dello Sport

i ka kushtuar portierit të kombëtares shqiptare një artikull ku thuhet se Thomas i ka bindur të gjithë në klubin italian.

Strakosha është titullar i palëvizshëm. Teksa një vit më parë ishte portieri i tretë, ai siguroi vendin e tij në portën e laios thuajse rastësisht. Për një dhimbje në pulpë Marchetti nuk luajti kundër Milanit në San Siro dhe që prej atëherë Strakosha nuk ndali më.

Mundësinë që iu dha e shfrytëzoi maksimalisht falë aftësive, që shfaqi në ndeshje të rëndësishme me peshë dhe tension të cilat i menaxhoi si një lojtar me eksperiencë. Nëse në përfundim të sezonit të shkuar kishte dyshime për portierin, ai arriti ta bindë trajnerin Inzaghi dhe klubin të cilët u bindën çdo ditë e më shumë se vërtetë Strakosha është njëshi.

Paraqitjet e tij me kombëtaren përforcojnë bindjen e italianëve. Strakosha është grumbulluar edhe nga trajneri Panucci dhe tashmë sfida e tij është me Etrit Berishën. Ky i fundit rrezikon vendin e titullarit por kur bëhet fjalë për kombëtaren, i rëndësishëm është suksesi i ekipit.

“Shpresoj të fitoj edhe me kombëtaren, ka thënë ai pavarësisht se kush do të luajë në dy ndeshjet e radhës, dua të kthehem me 6 pikë në Romë”. Mision i vështirë por jo i pamundur për kuqezinjtë. Vendi i titullarit në kombëtare është sfida e fundit e Strakoshës për t’u konsideruar një lojtar i madh.

Tv Klan

 






Të ngjashme