Stresi që kaloi Eleni Foureira në Eurovision


Stresi që kaloi Eleni Foureira në Eurovision

10:41 20/05/2018

Ajo zuri vendin e dytë në Eurovision dhe kënga e saj është një nga më të dëgjuara. Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron, mesa duket nuk e ka pasur të lehtë të përballojë stresin për një koncert të tillë.

Në një intervistë për mediat greke, ajo zbulon se për 10 ditë humbi 3 kilogramë.

“Përveç këngës, unë edhe kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë përpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omeleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 12 të darkës”,

thotë këngëtarja.

Në intervistat e mëparshme, përveç lodhjes gjatë provave, Eleni ka folur edhe për kritikat që i vinin nga Greqia për faktin e vetëm se është shqiptare. Ajo tregoi se sulmet personale e kishin bërë të ndihej keq dhe ishte mbyllur në dhomë për disa orë duke qarë.

/tvklan.al






Të ngjashme