Strob Talbot në Moskë, bisedimet për Kosovën – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Strob Talbot, ndodhet në Moskë në kërkim të rrugëve të bashkëpunimit dhe sqarimit të pozicioneve ruse rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës. Bisedat e mia me Ivanovin ishin shumë të ngrohta dhe konstruktive ka deklaruar Talbot pas takimit me ministrin e jashtëm rus Ivanov dhe shtoi se bisedimet mes Uashingtonit dhe Moskës, për situatat në Jugosllavi do të vazhdojnë.
Këtij takimi i kanë paraprirë biseda intensive telefonike mes udhëheqësve të lartë të dy vendeve. Takimi me Ivanovin u zhvillua para tij me të dërguarin rus për ballkanin Çernomërdin dhe është paralajmëruar një takim me kryeministrin Primakov.
Takimet e sotme të Moskës zhvillohen në një kohë kur tensioni mes aleatëve dhe Moskës ka shënuar rritje pas embargos së Naftës. Moska edhe sot ka kritikuar vazhdimin e bombardimeve dhe vendosjen e tupave të Natos në Kosovë./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe