Strudel me proshutë dhe perime (Video)
Përbërësit:
100 gr proshutë e pjekur
100 gr pana
100 gr djath tosti
50 gr djath kaçkavall
2 kunguj jeshilë
1 petë sfolatë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 patëllxhan
1 vezë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht lajmë perimet dhe i presim në forma të ndryshme. I vendosim në një tavë dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, rigon, pak hudhër dhe pak rozmarinë. Në një tigan në formë zgare i pjekim të gjitha.
Më pas përgatisim një salcë për perimet e pjekura me gjethe borziloku, pak hudhër, nenexhik, kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull.
Hapim petën sfoliato dhe e vendosim në një tavë, mbi petë shtrojmë fillimisht proshutën, mbi të patëllxhanët e pjekur, më pas specin e kuq, pak nga salca me borzilok dhe hudhër. Shtojmë gjithashtu kungujt dhe mbi to djathin e tostit dhe më pas e mbyllim petën dhe e lyejmë me vezë. E vendosim në furrë në 200 gradë për 10 minuta. Më pas përgatisim kremin e djathit. Në një tenxhere të vogël hedhim panën dhe sapo të ngrohet fillojmë shtojmë ngadalë djathin e grirë ndërkohë që edhe i përziejmë. Pasi e heqim nga zjarri kremin e djathit e bëjmë edhe me mikser në mënyrë që kremi të jetë i njëtrajtshëm. Vendosim në pjatë fillimisht kremin e djathit dhe mbi të pak byrek.
/tvklan.al