Studentët kosovarë në Tiranë – (26 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë më studentët kosovarë që ndodhen në Tranë, për situatën në Kosovë pas sulmit të Natos.
Studenti Kosovar:- “Ne me familjen shumë pak dëgjohemi, por mesa arrijmë të kuptojmë nëpërmjet telefonatave të tjera, situate ka qenë pak e rënduar e tensionuar”.
Studenti Kosovar:- “Unë jam nga Prishtina dhe qëkur ka filluar sulmi i Natos, e kam pas të vështirë të lidhem me familjen në telefon. Jamë lidhur me njerëzit jashtë që më kanë njoftuar se familja është mirë”.
Studenti Kosovar:- “Unë jam nga Peja dhe nuk kam kontaktuar me familjen, ende s’e di si është gjndja, më kanë njoftuar se familja është mirë.
Studenti Kosovar:- “Është katastrof e madhe humanitare. Atje njerëzit janë duke na u vra të gjithë. Unë babën dhe vëllain e kam në luftë. Të gjithë kanë dalë nëpër male për të ndenjt. Qyteti i prizërenit është duke u djegur. Nuk di çfarë të them”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti