Studentët në protestë për tarifën vjetore


Studentët në protestë për tarifën vjetore

16:36 29/05/2018

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar përpara Fakultetit të Mjekësisë.

Shkak i kësaj proteste është bërë sipas tyre një vendim, i cili i detyron studentët që kanë përfunduar ciklin tre vjeçar të paguajnë sërish tarifën vjetore nëse kanë provime të pashlyera.

Por pretendimi i tyre kundërshtohet nga dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, e cila thotë se studentet paguajnë vetëm kreditet.

Për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate, të mërkurën pritet të mblidhet Bordi Drejtues i Universitetit, i cili do të dalë me një vendim. Studentët sakaq paralajmëruan se do të përshkallzojnë protestat nëse ata do të tarifohen siç aktualisht pretendojnë.

Tv Klan






Të ngjashme