Studentët protestojnë sërish para Kryeministrisë
Protesta e studentëve vazhdoi edhe këtë të dielë përpara Kryeministrisë. Në ditën e 12 të protestës, numri i studentëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa është rritur numri i qytetarëve që i mbështesin.
Megjithatë ata studentë që pyesim janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze.
Studenti 1:
“Kauza jonë është më e fortë se kurrë edhe nuk do të shuhet deri sa ne të arrijmë qëllimin tonë, të plotësohen 8 kërkesat”.
Studenti 2: “
Për plotësimin e 8 pikave do të rrimë këtu. Besoj mesazhi është dhënë. Në fakultete nuk ka asnjë nxënës”.
Studenti 3: “
Kemi rastin e Kolumbisë me protesta, qeveria akordoi 1.4 miliardë Euro për studentët. Vetëm me protesta, s’ka dialog”.
Këshillat studentore kanë lajmëruar se të hënën, prej orës 11:30 deri në 14:30, do të zhvillohet protesta kombëtare e studentëve shqiptarë.
Tv Klan