Studentja përgatit maskat e veçanta
Bota vazhdon ende të përballet me pandeminë e shkaktuar nga virusi. Ndërsa mjaft e rëndësishme është vendosja e maskave nëse personat paraqesin simptoma.
Por një studente nga Richmond, Kentucky evidentoi faktin se maskat mbrojtëse, nuk ishin të përshtatshme për personat që kanë probleme me dëgjimin sepse gjithçka ka të bëjë me leximin e buzëve gjë që është e pamundur kur njerëzit vendosin maskë në fytyrën e tyre.
Kështu që 21-vjeçarja, Ashley Lawrence vendosi të bëjë maskat e saj që lejojnë leximin e buzëve. Me ndihmën e mamasë së saj, Ashley bëri veshjet mbrojtëse që vijnë me hapësira të vogla transparente tek pjesa e gojës.
Ajo tha se Gjuha e Shenjave Amerikane mbështetet shumë në leximin e buzëve dhe se këto maska mund ta bëjnë këtë.
Duke shkruar në faqen e mediave sociale, Ashley tha: Për shkak të mungesës së maskave, të gjithë filluan të bënin vetë, kështu që mendova pse të mos i bëjmë për të gjithë? Kështu qëndrojmë të shëndetshëm.
Më pas ajo vendosi t’i jepte falas, por me një kërkesë kaq të lartë dhe aq shumë njerëz në nevojë për të, Ashley vendosi t’u mësojë njerëzve dhe t’u dërgojë atyre mësime se si mund t’i bëjnë vetë në shtëpi./tvklan.al