Studimi: Faktorët që ndikojnë në ndjeshmëri


Studimi: Faktorët që ndikojnë në ndjeshmëri

19:20 10/06/2020

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti “Queen Mary” në Londër evidentoi shkaqet e ndryshimeve në ndjeshmëri midis individëve.

Qëllimi ishte të kuptohet nëse ndryshimet në ndjeshmëri lidhen me faktorët gjenetikë apo ata mjedisorë.

Studiuesit zbuluan se 47 përqind e ndryshimeve në ndjeshmëri midis individëve ishin si rrjedhojë e gjeneve, ndërsa 53 përqind si pasojë e faktorëve mjedisorë.

Profesori i Psikologjisë së Zhvillimit, Michael Pluess u shpreh: Të gjithë jemi të prekur nga ajo që ne përjetojmë. Ndjeshmëria është diçka që ne të gjithë e ndajmë si një tipar themelor njerëzor. Por ne gjithashtu ndryshojmë në mënyrën se si përvojat e ndryshme ndikojnë tek ne. Shkencëtarët gjithmonë kanë menduar që ekziston një bazë gjenetike për ndjeshmërinë, por kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë ndikimin e vërtetë të faktorëve gjenetikë në ndjeshmëri.

Analiza nga ekipi sugjeroi që këto ndjeshmëri të ndryshme kanë një bazë gjenetike.

Studiuesi Elham Assary tha se nëse një fëmijë është më i ndjeshëm ndaj përvojave negative, mund të jetë për shkak se ata stresohen dhe shqetësohen në momentin që sfida vjen. Nga ana tjetër, nëse një fëmijë ka një ndjeshmëri më të lartë ndaj përvojave pozitive, mund të jetë se ata janë më të përgjegjshëm. Ajo që studimi tregon lidhet me faktin se këto aspekte të ndryshme të ndjeshmërisë kanë një bazë gjenetike.

Studiuesit besojnë se  gjetjet mund të ndihmojnë në mënyrën se si individët e kuptojnë dhe trajtojnë ndjeshmërinë, për veten dhe të tjerët.

Sipas hulumtimit faktorët gjenetikë dhe mjedisi ndikojnë në ndjeshmërinë e një individi. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit ta pranojnë ndjeshmërinë e tyre dhe ta konsiderojnë atë si një forcë, jo vetëm si dobësi./tvklan.al






Të ngjashme