Studimi: Flisni me fëmijën tuaj në lidhje me paratë


Studimi: Flisni me fëmijën tuaj në lidhje me paratë

21:57 05/02/2017

Kur është koha ideale që prindërit duhet t’i flasin fëmijëve të tyre për rolin e parave?

Sa më shpejt, është përgjigjja e ekspertëve. Beth Kompliner është autorja e Best sellerave më të mirë në sjelljen e prindërve dhe fëmijët dhe ajo është plotësisht dakord që prindërit duhet t’u shpjegojnë atyre rëndësinë e parave që në momentin që ata janë në gjendje të flasin.

Fëmijët duhet t’i dëgjojnë këto koncepte dhe shpjegime, si dhe të mësojnë rëndësinë e parasë që në moshë të vogël

”, është shprehur Kompliner.

Edhe nëse financat tuaja ju nuk i keni menaxhuar mirë, mos hezitoni të bisedoni me fëmijën

, thotë ajo.

Në të vërtetë, ajo jep disa këshilla të thjeshta për të integruar çështjen e parave në jetën e përditshme të fëmijës:

-Flisni herët me fëmijët për paratë.

-Tregojuni rëndësinë dhe arsyet pse përdoren paratë në varësi të moshës së fëmijës.

-Tregoni histori, teori, por dhe shembujt për të impresionuar fëmijët.

-Flisni me numra. Psh, sa para keni kursyer në vitet e fundit, duke folur me shifra.

– Mos debatoni për paratë në prani të fëmijës. Sondazhet thonë se fëmijët që dëgjojnë  prindërit e tyre duke u grindur për para, kur të rriten kanë më shumë mundësi për të marrë  borxh./tvklan.al

 

 

 






Të ngjashme