Studimi i ri/ Edhe 1 cigare në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Edhe nëse pini vetëm 1 cigare në ditë, sërish rritet ndjeshëm rreziku që të prekeni nga sëmundjet e zemrës apo nga ataku kardiak.
Ky është rezultati i një studimi të ri, që hedh poshtë teorinë se rreziku zvogëlohet nëse ulet edhe norma e konsumimit të cigareve.
Një studim britanik i udhëhequr nga Allan Hackshaw, doli në përfundimin se meshkujt që pinë një cigare në ditë, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 48% në krahasim me një person jo duhanpirës. Ndërsa nëse konsumoni 20 cigare në ditë, atëherë rreziku dyfishohet.
Kurse femrat që konsumojnë 1 cigare në ditë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 57%, ndërsa 20 cigare në ditë e rrisin këtë rrezik me 2.8 herë.
Studimi konkludoi duke thënë se nuk ka një normë sado të ulët të duhanpirjes që të mos ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare.
/tvklan.al