Studimi italian për sektorin e energjitikës shqiptare – (27 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Për zhvillimin ekonomik të vendit, kompania italiane “Montedison”, paraqet studimin për sektorin e energjitikës shqiptare. Në kuadrin e një marrëveshje, nënshkruar Nëntorin e vitit të kaluar, realizohet ky prioritet i qeverisë shqiptare, ku sipas Ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi, do të çojë më tej në zhvillim e sistemit të energjisë.
Studimi i realizuar nga kompania italiane “Montedison”, përfshin zhvillimin e burimeve të elektricitetit dhe të gazit natyror. Në sektorin e energjitikës, si më emergjente është konsideruar ndërhyrja për një periudhë një deri tre vjeçare, për të sjellë në gjendje funksionale dhe të krahasueshme me standarte ndërkombëtare, sistemin shqiptar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti