Studimi: Krijesat e detit gëlltisin qindra copa të vogla plastike në ditë
Një studim, në revistën “Tendencat në Ekologji dhe Evolucioni”, tregon se krijesat e detit mund të gëlltitin qindra copa të vogla plastike në ditë. Shkencëtarët thonë se duhet të bëjnë më shumë hulumtime për ndikimin e ndotjes nga plastika ndaj peshkaqenëve dhe balenave.
Gjigantët e ujit, sipas shkencëtarëve përballen me rreziqe të konsiderueshme nga mikroplastika e cila ka potencialin për të shkatërruar jetën nën ujore. Copëza plastike janë më pak se 5 milimetra, e mund të jenë tejet të dëmshme.
Ekspertët thonë se Gjiri i Meksikës, Deti Mesdhe, Gjiri i Bengalit , janë prioritet pë tu monitoruar. Pasi peshqit thithin tonelata ujë për tu ushqyer dhe nëpërmjet tij marrin dhe këto toksina shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre, pasi mund të ndryshojë hormonet, të cilat rregullojnë rritjen dhe zhvillimin, metabolizmin dhe funksionet riprodhuese të trupit. Studiuesit thonë se tek trupi i një balenë në Francë kishin gjetur 800 kg plastikë.
Klan Plus