Studimi: Në 100 mijë planete ka forma jete


Studimi: Në 100 mijë planete ka forma jete

14:09 20/08/2020

Krijohet një instrument i ri që do ndihmojë në gjetjen e jetës në trupa qiellorë të tjerë në galaktikën tonë. Në bazë të sinjaleve që kapen e dallohen në atmosferën e planetëve të tjerë, astronomet përdorin teknikën e spektroskopisë, që konsiston në analizimin shpërndarjes së dritës.

Në këtë fazë mblidhen të dhëna interesante e të rëndësishmë mbi gazrat që janë pjesë e kalkulimeve, pasi janë tregues të gjurmëve biologjike. Dhe pikërisht këto gjurmë janë baza e mënyrës së studimit statistikor që do të realizojë modeli i ri.

Sipas ekpertëve, nëse supozohet që jeta mund të lindë në çdo planet, pavarësisht kushteve dhe rrethanave të tjera, studimi në fjalë tregon se nëse metoda e re gjen një gjurmë biologjike, atëherë sipas kalkulimeve matematikore rezulton se në Rrugën e Qumështit mund të ketë jetë në 100 mijë planetë. Studiuesit specifikojnë se bëhet fjalë për forma jete, dhe jo domosdoshmërisht për civilizime aliene.  

Probabiliteti i këtyre përllogaritjeve, specifikojnë shkencëtarët, është më i lartë se 95%. Studimi është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, Pnas.

Klan Plus






Të ngjashme