Studimi/ Një aspirinë në ditë mund të parandalojë sulmet në zemër
Mjekët janë ende duke diskutuar nëse personat të cilët janë në rrezik të goditen nga një sulm në zemër ose goditje në tru, duhet të marrin një aspirinë në ditë për të ulur rrezikun, sipas rezultateve të fundit të një studimi të prezantuar në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë për vitin 2018.
Profesor Michael Gaziano, autori kryesor në Boston, SHBA, tha:
“Aspirina nuk i zvogëlon dukuritë e mëdha kardiovaskulare në këtë studim, por kishte më pak dukuri se sa pritej. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak se disa pjesëmarrës po merrnin medikamente për të ulur tensionin e gjakut dhe lipidet, të cilat i mbronin nga sëmundjet”.
Përfitimi nga aspirina për parandalimin e dukurive të dyta te pacientët që kanë kaluar një sulm të mëparshëm është i përforcuar mirë. Përdorimi i saj për parandalimin e dukurive të para është i diskutueshëm, me rezultate kontradiktore në studimet e mëparshme dhe rekomandimet pro dhe kundër përdorimit të saj në udhëzimet ndërkombëtare. Rekomandimet kundër përdorimit të saj vënë në dukje rrezikun e gjakderdhjes.
Studimi vlerësoi ndikimin e konsumimit të një aspirine çdo ditë te sulmet në zemër, goditjet dhe gjakderdhjet në një popullsi me rrezik të moderuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi përfshiu individë të cilët nuk ishin prekur nga dukuri vaskulare të mëparshme, të tilla si goditje në tru apo sulme në zemër. Meshkujt ishin të paktën 55 vjeç dhe kishin dy deri në katër faktorë rreziku kardiovaskular ndërsa femrat ishin të paktën 60 vjeç me tre ose më shumë faktorë rreziku. Faktorët e rrezikut përfshijnë pirjen e duhanit, lipidet e larta dhe presionin e lartë të gjakut.
Një total prej 12,546 pjesëmarrësish u regjistruan nga shërbimet e kujdesit në Britani të Madhe, Poloni, Gjermani, Itali, Irlandë, Spanjë dhe SHBA. Pjesëmarrësit do të merrnin një tabletë aspirine 100 g. Raundi i parë zgjati për 60 muaj. Përfundimi i fazës së parë ishtë për të parë dukuritë e vdekjes kardiovaskulare, si për shembull infarktit të miokardit, dhimbje të forta të kraharorit, goditje në tru dhe sulme ishemike kalimtare.
Nga përpilimi i kësaj analize rezultoi se aspirina redukton rrezikun e infarktit miokardial. Reduktimi relativ i rrezikut të infarktit të miokardit në grupin e personave të cilët kishin përdorur aspirinë ishte 82.1% dhe 54.3% në grupmoshat respektivisht 50-59 dhe 59-69.
Profesor Gaziano tha:
“Pjesëmarrësit që morën aspirinë prireshin të kishin më pak sulme në zemër, veçanërisht ato të moshës 50-59 vjeçare. Siç pritej, normat e gjakderdhjes gastrointestinale dhe disa gjakderdhje të tjera të vogla ishin më të larta”.
Ai përfundoi:
“Vendimi nëse duhet të përdoret aspirina për mbrojtje nga sëmundjet kardiovaskulare duhet të bëhet pas konsultimit me mjekun, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe përfitimet potenciale”
./
tvklan.al
Burimi: Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë