Studimi/ Si po përballojnë psikologjikisht pandeminë gratë dhe burrat
Një studim ka dalë në përfundimin se pandemia e koronavirusit është shumë më e vështirë për gratë që të përballohet psikologjikisht, se sa për burrat. Gratë kanë raportuar nivele të larta të depresionit, ankthit dhe stresit.
Studimi u krye nga Kolegji i Universitetit të Londrës dhe u arrit në konkluzionin se gratë po e përjetojnë shumë më keq psikologjikisht se burrat këtë pandemi.
Lumturia dhe kënaqësia ishin në nivele të ulëta te gratë gjatë periudhës së pandemisë. Më së shumti ato kanë raportuar nivele të larta depresioni, ankthi, vetmie, stresi etj.
Depresion kanë raportuar edhe grupe të tjera të të anketuarve, si të rinjtë, njerëzit që jetojnë vetëm, ata persona që kanë të ardhura të ulëta mujore, ata që jetojnë me fëmijë dhe ata që jetojnë në zonat urbane.
“Është e qartë që pandemia e Covid-19 ka prekur grupe të ndryshme në mënyra të ndryshme. Disa i përballojnë këto situata më lehtë se të tjerët”, ka thënë autorja e studimit Daisy Fancourt. /tvklan.al