Studiuesi italian prezanton librin “Shqipëria rrënjët e krizës” – (30 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Roberto Morozzo della Rocca është historian, e një studiues nga Roma i njohur në Shqipëri. Ai është autor i librit me studime shqiptare “Kombi dhe feja në Shqipëri 1924-1944”. Sot shtëpia e librit dhe komunikimit dhe Instituti Italian i Kulturës organizojnë takimin me autorin, i cili kohët e fundit ka botuar në shqip librin “Shqipëria rrënjët e krizës”.
Këtë libër Roberto e ka shkruar në vitin 1997, në kohën e krizës shqiptare. Ide, parashikime, analiza, shpjegojnë jo vetëm krizën e atij viti, por dhe të lënë të kuptosh, se çfarë nuk shkoi dhe cilat janë sfidat dhe përpjekjet, që duhen bërë për të dalë nga izolimi dhe prapambetja./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti