10:15 23/12/2013Stuhitë e fuqishme të dëborës kanë paralizuar pjesën më të madhe të territorit të Kanadasë. Autoritetet thonë se reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë orëve të fundit kanë arritur në një metër, duke bllokuar veçanërisht qarkullimin rrugor në qytete si Kebeku, Ontario e Toronto. Erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike mbi 300 mijë banorë në Kebek e Ontario. 264 mijë të tjerë janë në errësirë edhe në Toronto. Vështirësi ka edhe në rrugët kombëtare, shumë prej të cilave kanë ngrirë duke u bërë edhe burim aksidentesh. Në aeroportin e Torontos, orët e fundit janë anulluar mbi 300 fluturime. Ndërsa autoritetet thonë se një situatë e tillë mund t’i detyrojë të mbyllin shkollat.