Stuhi pluhuri, vdesin 61 persona
Stuhitë e pluhurit në 4 shtete të Indisë iu kanë marrë jetën të paktën 61 personave. Që prej natës së djeshme kanë filluar dhe autoritetet paralajmëruan se do të ketë përkeqësime të motit. Era e fortë ka shkatërruar shumë fshatra dhe qindra shtëpi.
Vetëm në shtetin verior të Uttar Pradesh kanë vdekur 38 njerëz. Ndërsa në fillim të muajit nga stuhitë e pluhurit humbën jetën 70 persona në këtë rajon. Deri më tani nga stuhitë e pluhurit në indi kanë vdekur 170 persona. BBC raporton se numri i viktimave mund të ritet në orët në vazhdim.
Departamenti Meteorologjik i Indisë kishte lëshuar një paralajmërim për këtë stuhi ku shpejtësia e saj arrin deri në 109 km/h shoqëruar nga bubullima dhe vetëtima. Në zonat e prekura është pezulluar dhe transporti ajror.
Klan Plus