Stuhia e breshërit shkakton kaos, përmbytet qyteti (Video)
Spanjë – Madridi, kryeqyteti spanjoll, u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri që shkaktoi përmbytje masive në të gjitha rrugët.
Arganda del Rey, 30 kilometra në periferi të Madridit, ishte zona që u godit më së shumti nga moti i keq. Copat e mëdha të breshërit thyenë xhamat e automjeteve dhe shkaktuan dëme të shumta. Intensiteti i madh i shiut shkaktoi përmbytje dhe kaos në qytet.
Rrugët ishin “nën pushtetin” e ujit, që merrte përpara çdo gjë. Një banor tha për Reuters se rrugët ishin kthyer në lumenj. Ekipet e emergjencës bënë me dije se pesë automjete dhe dy autobusë ishin bllokuar në autostradë për shkak të përmbytjeve.
Shumë tunele dhe rrugë të tjera u mbyllën. Autoritetet spanjolle daklaruan se gjatë natës kishin kryer të paktën 150 ndërhyrje në rastet kur ka patur automjete apo persona të bllokuar. Deri tani nuk ka patur raportime për viktima apo të lënduar. /tvklan.al