Stuhia e fuqishme sjell “gurë” nga qielli
Një stuhi e fuqishme solli me vete breshër, që la të plagosur një grua në Queensland të Australisë. Fiona Simpson përdori trupin si mburojë për të mbuluar fëmijën e saj 4 muajsh dhe pasojat ishin të pabesueshme.
Gruaja ishte nisur për në shtëpinë e saj në Kingaroy, sëbashku me beben dhe të ëmën, kur i zuri stuhia ekstreme. Kur situata u rëndua edhe më shumë, ajo ndaloi mjetin, duke mos e ditur që gjithçka do të përkeqësohej edhe më shumë. Shumë shpejt ajo nisi të dëgjonte zhurmë të fortë dhe u kthye për të parë se çfarë po ndodhte."Shiu nisi të binte me rrëmbim dhe xhami i pasmë i makinës ku ndodhej vajza u hap papritur, duke fluturuar tutje"
, tha Simpson për ABC. Kokrrat e breshërit ishin kaq të mëdha dhe po binin me një forcë të tillë sa thyen xhamin e automjetit. Pikërisht në këtë moment, për të mbrojtur të bijën gruaja u hodh në sediljen e pasme dhe e mbështolli të miturën me trup."Pashë nga pas dhe mund të shihja që po ulërinte, por nuk e dëgjoja dot, kaq zhurmë e madhe ishte",
tha ajo./tvklan.al