Stuhia e rërës fut në smog gjithë Mesdheun


Stuhia e rërës fut në smog gjithë Mesdheun

17:55 15/05/2020

Shqipëria do të vazhdojë deri të martën të jetë nën këtë re smogu dhe zagushie të rëndë, që ka sjellë edhe temperatura të pazakonta për stinën.

Kjo ka sjellë probleme të mëdha shëndetësore, sidomos për personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Era e fuqishme e ditës së djeshme ka lënë pas këto pamje. Pamjet tregojnë se i gjithë qyteti është nën pushtetin e pluhurit.

Pamjet e marra nga Mali i Dajtit tregojnë se për shkak të pluhurit  është e pamundur të shikosh Tiranën nga lart.

Sipas parashikimeve të motit, të mërkurën e javës që vjen nis ulja e temperaturës dhe fillojnë reshjet e shiut që të mund të pastrojnë ajrin.

Sipas meteorologes Bani, këto fenomene të erës dhe pluhurit janë tipike për Verën dhe jo për Pranverën. Ndaj ato pritet të jenë edhe në muajit në vijim pasi  Vera do të jetë  shumë  e nxehtë.

Klan Plus






Të ngjashme