Stuhitë godasin Francën


Stuhitë godasin Francën

06:43 07/10/2020

Viktima dhe dëme të shumta. Përmbytje edhe në Itali

Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në jug-lindje të Francës. Mbi 30 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme në disa zona të Nicës, ku qindra shtëpi, disa rrugë dhe ura janë shkatërruar tërësisht.

Këto video të postuara në rrjetet sociale tregojnë sesi stuhia Alex ka shkaktuar rrëshqitje toke duke marrë përpara makina dhe shtëpi. Mbi 10 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi era e fortë ka rrëzuar shtyllat elektike.

Zonat bregdetare në rivierën franceze është e tejmbushur me mbeturina si pasojë e rrebesheve të shumta. Autoritetet e kërkim shpëtimit si dhe ushtria janë vendosur në dispozicion për të gjetur trupat e zhdukur.

Rreth 1.000 zjarrfikës së bashku me helikopterë po qarkullojnë në rajonin Alpes-Maritimes ku edhe dëmet janë edhe më të mëdha. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka shpallur këtë rajon si një katastrofë natyrore.

Po ashtu nga moti i keq dhe me përmbytje është përfshirë edhe pjesa veri-përëndimore e Italisë . Rrjedha e fuqishme e ujit ka dëmtuar disa akse rrugore  si dhe shtëpi. Një autobus ka dal nga rruga pasi autostadra ku po kalonte u përmbyt.

Në Piemonte situata është kritike pasi rrugët janë bërë të pakalueshme. Mbrojta Civile iu ka bërë thirrje njerzve që të tregohen të kujdesshëm dhe të pranojnë evakuuimin pasi moti do të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

Klan Plus






Të ngjashme