Suedezët refuzojnë të izolohen, kjo është strategjia për t’u mbrojtur


Suedezët refuzojnë të izolohen, kjo është strategjia për t’u mbrojtur

10:10 10/04/2020

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Suedia ka një tjetër qëndrim.

Restorantet dhe baret janë të hapura në vendin, po ashtu edhe fushat sportive dhe shkollat.

Qasja e këtij shteti ka hasur në diskutime edhe nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa Presidenti Donald Trump nuk ka nguruar që të bëjë kritika të hapura.

Por ndërsa të gjithë e shohin me skepticizëm këtë reagim, qeveria suedeze është e bindur që politika e saj mund të funksionojë. Ministri i Jashtëm Ann Linde i tha të mërkurën televizionit suedez se Trump ishte “faktikisht i gabuar” për të sugjeruar se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të turmës”, një mënyrë kjo që popullsia të fitojë imunitet nga ky virus, raporton CNN.

Strategjia e Suedisë qëndron në përgjegjësinë personale, pra secili të kujdeset vetë dhe të mbrohet në mënyrë personale.

Që nga 9 Prilli, Suedia ka konfirmuar 9114 raste të infektuar nga Covid-19 dhe 793 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. /tvklan.al






Të ngjashme