Suedi/ Hyn në fuqi ligji i ri mbi marrëdhëniet seksuale pa pëlqim të shprehur
Një ligj i ri i ashpër, i cili klasifikon marrëdhëniet seksuale pa një pëlqim të shprehur si përdhunim, ka hyrë në fuqi në Suedi me 1 Korrik.
Ajo vjen pasi vendi u trondit nga lëvizja #MeToo që denoncon ngacmimin dhe sulmet seksuale.
Ligji përcakton se një person ka kryer përdhunim nëse ka qenë pjesë e një akti seksual në të cilin nuk ka marrë pjesë me vullnetin e tij të plotë.
Përdhunimi ishte përcaktuar më parë si një veprim seksual i kryer me përdorimin e dhunës ose nëpërmjet kërcënimit.
Tani që dikush të përballet me akuzat për përdhunim, “nuk është më e nevojshme që dhuna ose kërcënimet të përfshihen”.
Gjykatat duhet të vlerësojë faktin nëse pëlqimi është shprehur me fjalë, gjeste ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe gjykatësit do të duhet të vendosin për çështjen, sipas ligjit të miratuar në Maj./tvklan.al