Suedia bashkëjeton me virusin


Suedia bashkëjeton me virusin

22:36 08/05/2020

Suedia tanimë po ecën në rrymë të kundërt në krahasim me të gjitha vendet e tjera. Vendimi që ka marrë qeveria për të mos i izoluar qytetet ka ngjallur shumë polemika.

Por pse Suedia po vepron në këtë lloj mënyre?

Epidemiologu Anders Tegnell, në një intervistë për median amerikane CNBC, është shprehur se e gjithë bota tani po përballet vërtetë më një virus të panjohur por është absurde që njerëzit të izolohen për një kohë shumë të gjatë, pasi askush s’e di fundin e kësaj lufte.

Sipas Tegnell, Suedia e ka kaluar kulmin e pandemisë dhe njerëzit kanë fituar imunitet. Sistemi shëndetësor i këtij vendi nordik është në gjendje që ta përballojë situatën, ku numri i shtretërve, i respiratorëve është i madh.

Që kur pandemia e Covid-19 filloi që të përhapej, Suedia nuk mori asnjë masë për të frenuar virusin, duke lënë të hapur çdo gjë si shkollat, universitetet, të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë.

Të vetmet masa ishte mbyllja e kufijve, ndalimi i udhëtimeve brenda vendit dhe grumbullimet me më shumë se 50 njerëz. Baret dhe kafenetë qëndrojnë të hapura, pra jeta në Suedi vijon si më parë.

Tegnell është shprehur se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në rënie. Suedia ka mbi 24 mijë të infektuar dhe 3004 të vdekur. Gjysma e viktimave janë të moshuar që jetojnë në azile. Në një javë autoritetet shëndetësore kryejnë më shumë se 30 mijë teste.

Epidemiologu është shprehur se edhe nëse vala e dytë e pandemisë vjen qoftë më e ashpër ose më e lehtë, Suedia është në gjendje që ta përballojë dhe se marrja e masave të ashpra nuk do përbënte efekt pasi virusi është në qarkullim gjatë gjithë kohës.

Kufizimet e vogla, ekspozimi më i madh i njerëzve krahasuar me vendet e tjera si dhe bashkëjetesa me virusin rezultuan mjaft efektive për Suedinë në përballimin e kësaj krize.

Klan Plus






Të ngjashme