Suedia vendos shërbimin ushtarak të detyruar
Edhe pse ka gati dy shekuj që Suedia nuk është përballur me një konflikt të armatosur në territorin e saj, qeveria suedeze ka vendosur të riktheje shërbimin e detyruar ushtarak për të gjithë ata që kanë lindur pas vitit 1999.
Vendimi i cili do të zbatohet në korrik të këtij viti, vjen si përgjigje e kërcënimeve globale në rritje përfshirë edhe kërcënimeve nga ana e Rusisë fqinje.
Për shërbimin e detyruar ushtarak që ishte hequr që prej vitit 2010, do te thërriten të gjithë suedezet që mbushin 18 vjeç, të të dyja sekseve, por vetëm rreth 4 mijë prej tyre do të përzgjidhen ne baze te aftësive.
Suedia, nuk është anëtare e NATO-s por ka nënshkruar partneritetin për Paqe që lejon bashkëpunimin e Aleancës me vendet jo anëtare.
Për sa u përket çështjeve të mbrojtjes Suedia ka qëndrim shume të afërt me Finlanden, e cila ka një kufi tokësor prej 1340 km me Rusinë.
Të dyja vendet janë te vetmet në rajon që nuk janë anëtare të NATO-s, por si Finlanda edhe Suedia kane intensifikuar bashkëpunimin me SHBA për shkak të rritjes se perceptimit të një rreziku rus ne kufijtë e tyre.
Rusia ka paralajmëruar me herët se anëtarësimi i Suedisë e Finlandës në NATO nuk do të pëlqehej nga Moska dhe çështja e anëtarësimit në Aleancë është debatuar në të dyja vendet. / TV KLAN