Suela rrëfehet për veten: Gënjej shumë!


Suela rrëfehet për veten: Gënjej shumë!

18:43 30/12/2020

Nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua me emocione dhe dhurata, teksa Saimiri dhe vajzat patën një festë në vilën e dashurisë.

Por nuk munguan as tensionet e debatet, teksa e eliminuara për këtë javë ishte Silvana.

Disa nga vajzat janë rrëfyer në një intervistë ndryshe, ku kanë zbuluar të pathënat për veten.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka treguar pak më shumë rreth karakterit dhe jetës së saj jashtë Love Story.

Veç të tjerash Suela ka pohuar që gënjen shumë, por për gjëra të vogla.

Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për ty?

Dihet, është familja. Dhe t’ia arrij atij qëllimit që dua unë. Të jem dikushi në jetë që të përmendem për mirë.

Ke marrë ndonjë zhgënjim në jetë?

E kam thënë dhe do ta them prapë, që jam marrë me një person shumë të gabuar. Më ka ikur një vit e gjysëm me atë person.

Po frika jote më e madhe kush është?

Frika më e madhe është që mos të mbetem kurrë vetëm. Nuk rri dot.

Po lumturia çfarë është për ty?

Është gjithçka. Mjafton të jem e lumtur përher. Unë jam ai tipi pozitiv, i dashur, sado që të dukem pak e ftohtë kështu.

Çfarë do të të shtynte ty që të gënjeje?

Unë jam edhe binjak në horoskop dhe gënjej shumë. Por nga këto, dole nga shtëpia dhe them po, ndërkohë që s’kam bërë akoma make-up. Ose kur gënjej për ndonjë shoqen time të ngushtë.

Cili është tipari që nuk të pëlqen tek vetja jotë?

Që flas pak shpejt dhe që e ndërroj mendjen njëqind herë. Në pamje jam shumë mirë kështu siç më ka falur zoti.

Në cilat gjëra e tepron?

Me alkoolin kur jam në party e teproj ndonjëherë. Bëj shaka se jam bërë ajo pijanecja e grupit.

Cila është shprehja që përdor më shumë në jetën e përditshme?

Janë këto memet se shprehje s’kemi. Është koha e instagramit dhe vetëm meme shohim.

Nëse sot do të ishte dita jote e fundit, çfarë do të bëje?

Do bëja prap qejf si çdo ditë dhe do të takoja familjen. Do i thoja të gjithve atyre që i doja që i dua sepse jam tip që nuk them të dua.

Çfarë të streson më shumë ty Suela?

Kur nuk bëhem gati në kohë, gjë që ndodh përditë. Ose kur më ecën ters ose me veshjen ose me flokët./tvklan.al






Të ngjashme