Sukses i kombëtares së meshkujve në volejboll


Sukses i kombëtares së meshkujve në volejboll

12:13 20/08/2018

Kombëtarja e volejbollit të meshkujve arriti një fitore të vështirë 3 – 2 me sete ndaj Austrisë të dielën në Tiranë. Suksesi i parë për djemtë kuqezi në kualifikueset e Europianit ku kthehen pas disa vitesh mungesë.

Një sfidë e luftuar deri në fund që zgjati më shumë se 2 orë. Anton Qafarena udhëhoqi Shqipërinë drejt suksesit me 40 pikë të shënuara.

Volejbollisti i cili aktivizohet me Buhl në Gjermani ishte më i miri i sfidës. Ndryshe i shkoi kombëtares së femrave që u mund me rezultatin 3 – 0 po nga Austria në Tiranë.

Vajzat kuqezi të cilat kanë shumë lojtare të reja në grup pësuan humbjen e dytë në këto kualifikuese. Kombëtarja e meshkujve ndeshjen e radhës do ta ketë të mërkurën në fushën e Kroacisë, ndërsa ajo e femrave në të njëjtën ditë në Zvicër.

Tv Klan






Të ngjashme