Suksesi i Ermonela Jahos në Kinë
Opera “Thaïs’” një sukses i vërtet në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin. Sopranoja Ermonela Jaho është cilësuar nga mediat botërore si zëri më brilant. Në një intervistë për mediat spanjolle sopranoja shqiptare e cilëson ngritjen në skenë në roli në “Thais’ si një përvojë magjike.
Ermonela Jaho:
Maestro Domingo është i madh jo sepse është shoqëruesi im por ai është tenor inpresionues. Sa herë e sheh të transmeton energji, energjinë e një njeriu të ri. Nuk mundem as ta përshkruaj këtë përvojë. E dua këtë rol sepse më pëlqen shpirti i kësaj gruaje është speciale. Ne të gjithë përjetojmë një udhëtim të tillë në jetë fillojmë duke qenë materialist dhe përfundojmë në një finale shpirtërore.
Tenori me famë botërore Placido Domingo, në veprën e kompozitorit francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin e murgut, Athanael.
Placido Domingo:
Rikthehem sërish në Kinë dhe publiku është i mrekullueshëm. Ky rol është obsesion dhe pse shumë i komplikuar.
Opera ‘Thaïs’ ishte vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, kurse audienca është mrekulluar nga interpretimi i Ermonalea Jahos dhe Placido Domingos.
Klan Plus