Suksesi i transplantit në mitër, nëna pret fëmijën e dytë
Një nga gratë e para, e cila ka pranuar transplantin e mitrës, është në pritje të fëmijës së dytë. Lajmi u bë i ditur gjatë një konference mjekësore me në krye Profesorin anglez, Mats Brannstrom.
Mjekët tashmë janë duke dhënë leje për të kryer 10 transplantet e para të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë bërë të ditur se mitra dhurohet nga donatore të cilat janë në prag të vdekjes. Dhurueset kanë trurin e vdekur, por zemra e tyre vazhdon të pompojë.
Ekspertë mjekësorë kanë thënë se operacioni për të hequr mitrën nga barku i dhurueses është komplekse dhe jo pa rrezik.
Richard Smith, i cili drejton “Programin e Transplantit të Mitrës” ka thënë:” “Mats Brannstrom dhe ekipi i tij kanë arritur diçka shumë të rëndësishme dhe unë i përgëzoj përzemërsisht. Mbi të gjitha ne kemi admirim të madh për të gjithë dhuruesit e organeve dhe falënderojmë ato gra të cilat vullnetarisht kanë kryer këtë operacion”./tvklan.al