Suksesi në sport varet nga genetika


Suksesi në sport varet nga genetika

13:16 05/03/2020

Suksesi në sport varet edhe nga genetika, ose më saktë, një gen specifik. Bëhet fjalë për genin VHL që ka një rol mjaft të rëndësishëm për të shkëlqyer në sport apo në të kundërt për një performancë të ulët dhe rezistencë të dobët.  

Ekspertët arritën në këtë përfundim duke studiuar një pacient që kishte nivel të ulët të tolerimit të sforcimit fizik, defekt në centralet elektrike të qelizave dhe ekses të numrit të rruazave të kuqe në gjak.

Ata shpjegojnë se në ADN-në e tij kishte një defekt pikërisht në genin VHL, i cili ulte automatikisht edhe sasinë e proteinës me të njëjtin emër. Kjo gjë sjell një sërë rrjedhojash në metabolizëm, pasi është një proteinë kyçe në ekuilibrimin e oksigjenit në qeliza, kështu edhe në sport.

Studiuesit theksojnë se kjo proteinë gjithashtu ndikon drejtpërdrejt edhe në një proteinë tjetër që aktivizohet menjëherë në kushtet kur ka mungesë oskigjeni.

Ky zbulim, i publikuar në revistën shkencore The New England Journal of Medicine, është mjaft i rëndësishëm edhe për studime të mëtejshme për terapi më efikase për sëmundje të tilla si tumoret, infarktet dhe iktuset, ku mungesa e oksigjenit luan rol thelbësor.

Klan Plus






Të ngjashme