Sulm mbi spitalin në Siri, dhjetra të vrarë
15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur raportohen nga disa sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Aleppo-s.
Sipas BBC, e cila citon një grup monitoruesish në zonë, sulmet ajrore kanë goditur një spital të improvizuar në provincën lindore, Shaar.
Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjësi i këtij sulmi, por forcat e qeverisë po kërkojnë të rimarrin kontrollin në qytetin e ndarë të Aleppos.
Ditën martë, presidenti Bashar al-Assad ka deklaruara se do të rimarrë “çdo centimetër” të vendit të tij nga forcat rebele./tvklan.al