Sulm me armë, 1 i vdekur e 6 të plagosur
Një person i armatosur u ndalua në mes të sulmit nga një punonjës i një kishe, pasi vrau një person dhe plagosi 6 të tjerë në Nashville, Tennessee.
Autori i sulmit qëlloi dhe më pas u vetëplagos gjatë përplasjes që pati me 22-vjeçarin Robert Caleb Engle, i cili u godit në fytyrë me armën e autorit. Policia tha se në momentin që ndodhi sulmi në kishë ndodheshin 42 persona. Një grua 39-vjeç, e quajtur Melanie Smith u gjet e vdekur në makinën e parkuar pranë makinës së të dyshuarit. Policia e Nashville mësoi se autori i sulmit në kishë është Emanuel Kidega Samson, 25 vjeç me origjinë nga Sudani, i cili gjatë përplasjes me Engle në mënyrë të paqëllimshme është vetëplagosur me një plumb në gjoks. Policia sekuestroi në makinën e Samson dy armë, ndërsa dy armë të tjera u sekuestruan pranë kishës. Samson u lirua nga spitali dhe është ngarkuar me akuzën për vrasje. Arsyet e sulmit mbeten ende të paqarta./tvklan.al