Sulm me armë jashtë xhamisë, tetë të plagosur në Francë


Sulm me armë jashtë xhamisë, tetë të plagosur në Francë

08:53 03/07/2017

Të paktën tetë persona janë plagosur pas një sulmi me armë jashtë një xhamie në Francën Jugore.

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila citon gazetën franceze “La Provence”.

Besimtarët po linin xhaminë Arrahma në Avignon kur dy sulmuesit e dyshuar me kapuça, qëlluan me armë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:30 të dielën në darkë.  

Sulmuesit e armatosur me pistoletë dhe një shotgun kishin mbërritur në vendngjarje me një Renault Clio, ndërsa policia franceze tha se nuk po e trajtonte incidentin si sulm terrorist.

Media raporton se ngjarja ishte pasojë e grindjeve mes të rinjve dhe se objektiv nuk kishin qenë besimtarët që dilnin nga xhamia.

Gazeta franceze tha se katër persona u plagosën jashtë xhamisë, ndërsa katër të tjerë, përfshirë edhe një vajzë 7-vjeçare, u plagosën nga plumbat në apartamentin e tyre, rreth 50 metra larg.

Franca mbetet në masa të rrepta sigurie pas sulmit vdekjeprurës ndaj policisë së Parisit në muajin Prill dhe një serie incidentesh terroriste në vitet e fundit./tvklan.al





Të ngjashme