
Sulm me armë kimike në periferi të Damaskut, 70 të vrarë
Armët kimike vrasin sërish civilë në Siri. Të paktën 70 persona humbën jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë u lënduan kur një helikopter i ushtrisë siriane hodhi një fuçi me lëndë të rrezikshme kimike në qytezën Douma në periferi të Damaskut. Shumica e të prekurve nga sulmi janë fëmijë, siç duket në këto pamje ku shfaqen momentet e dhënies së ndihmës së parë.
