Të shtëna në jug-lindje të Kanadasë
Katër persona humbën jetën nga një seri të shtënash në qytezën Fredericton në jug-lindje të Kanadasë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një zone të banuar në orët e para të mëngjesit.
Dy orë pas ngjarjes, autoritetet ndaluan një person të dyshuar si përgjegjës për të shtënat.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa autoritetet nuk janë nxituar të japin deklarata nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist.
Tv Klan