Sulm me armë në kishë, 4 të vdekur
Të paktën 4 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri ndaj një kishe në rajonin e Dagestanit në Rusi.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, një person i armatosur hapi zjarr të dielën ndaj besimtarëve në momentin që ata po largoheshin nga kisha.
Sipas Tass, sulmi ndodhi jashtë një kishe në qytetin e Kizlyar. Sulmuesi ndërkohë raportohet se është vrarë nga forcat e sigurisë.
Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u konfirmua për agjencinë edhe nga kryebashkiaku Alexander Shuvalov.
/tvklan.al