Sulm me armë në një burg, lirohen të dënuarit për terrorizëm


Sulm me armë në një burg, lirohen të dënuarit për terrorizëm

13:19 01/01/2017

Persona të armatosur kanë sulmuar një burg në Bahrain, duke vrarë një oficer policie e duke lënë të lirë të burgosurit, të dënuar për terrorizëm.

Sipas BBC, Ministri i Brendshëm atje njoftoi se aktualisht e gjithë zona ku ndodhet burgu Jaw është rrethuar nga forcat e sigurisë, ndërsa nuk dihet ende numri i të dënuarve, të arratisur nga burgu.

Bahrain, një shtet i vogël në Lindjen e Mesme, ka patur trazira që prej protestave të Shkurtit të 2011 –ës, kur shumica shia kërkoi ndaljen e diskriminimit nga myslimanët suni që udhëheqin vendin.

Në atë kohë, demonstruesit kërkuan më shumë demokraci, por shumë shpejt ata u zbrapsën nga forcat e sigurisë.

Nga këto ngjarje mbetën të vrarë të paktën 30 persona dhe rreth 3 mijë të tjetër u burgosën./tvklan.al






Të ngjashme