Sulm me autobombë në Turqi


Sulm me autobombë në Turqi

20:20 04/11/2016

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe që tronditi qytetin me shumicë kurde të Diabarkërit, në juglindje të Turqisë. Ngjarja ndodhi pranë një komisariati policie.

Mes viktimave janë edhe dy oficerë policie, raportojnë autoritetet vendase. Kryeministri i vendit, Binali Jëlldërrëm, drejtoi gishtin mbi militantët kurdë të PKK-së, parti të cilën Ankaraja e konsideron si organizatë terroriste.

Sulmi terrorist vjen fill pas arrestimit të 12 deputetëve të partisë tjetër filo-kurde, HDP. Mes të arrestuarve është edhe lideri i partisë, Selahattin Demirtas. Ai akuzohet për terrorizëm nga autoritetet turke.

Këtë të premte, policia u përplas me një grup protestuesish në Stamboll, Ankara dhe Diarbakër, pas arrestimit të deputetëve kurdë.

Rreth situatës së tensionuar në vend ka reaguar edhe Brukseli. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme, Federica Mogherini tha se arrestimi i deputetëve kompromenton demokracinë parlamentare në vend.

Por Ankaraja u përgjigj prerë duke thënë se nuk pranon leksione nga Brukseli.

Tv Klan






Të ngjashme