Sulm me thikë në Mynih
Mediat gjermane raportojnë se të paktën 4 persona janë plagosur pasi u sulmuan nga një person, i cili ishte i pajisur me thikë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Munich.
Autoritetet arrestuan një person si të dyshuar, i cili mësohet se u arratis nga vendi i ngjarjes me një biçikletë.
“Kemi arrestuar një person që është i ngjashëm me pëshkrimet e dëshmitarëve, por nuk mund ta konfirmojmë që është autori i sulmit”
, tha një zëdhënës i policisë në Munich.
Sipas mediave akoma nuk dihet arsyeja e sulmit.
Sipas policisë, asnjë nga personat e plagosur nuk është në rrezik për jetën.
Dëshmitarë në skenën e sulmit kanë thënë se autori ishte një burrë rreth moshës 40 vjeçare.
/tvklan.al