Sulm terrorist në Egjipt


Sulm terrorist në Egjipt

09:51 24/12/2013 SulmNjë shpërthim i fuqishëm u ka marrë jetën 14 personave dhe ka plagosur 150 të tjerë në Egjipt.

Shpërthimi ndodhi në qytetin Mansura, në veri të vendit, pranë një rajoni policie.

Shkaqet janë ende të paqarta.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se materiali shpërthyes ishte vendosur në një automjet.

Ministri i brendshëm e konsideroi këtë sulm, si një akt terrorist.

Të tilla sulme janë shtuar që pas rrëzimit nga pushteti të presidentit islamik, Mohamed Morsi.

 

Redi Prifti





Të ngjashme