Sulmet kibernetike, Holanda nuk arreston agjentët rusë
Holanda nuk ka arrestuar katër rusë të akuzuar për sulme kibernetike, përfëshirë edhe tentativën për të ndërhyrë tek mbikëqyrësit e armëve kimike në Hagë.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se agjentët e dyshuar rusë u lanë të lirë që të shkonin pasi ndaj tyre nuk ka një hetim penal. SHBA, Britania e Madhe dhe Holanda kanë akuzuar spiunë rusë për disa seri të sulmeve kibernetike në të gjithë botën.
Ndërsa, Rusia nga ana tjetër është amkuar për një fushatë propagandistike ndaj saj. Mediat e huaja raportojnë se sot në Moskë qeveria ruse ka thirrur ambasadorin holandez.
/tvklan.al