Sulmet në New York, zbulohet ditari i 28-vjeçarit


Sulmet në New York, zbulohet ditari i 28-vjeçarit

11:13 21/09/2016

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar zyrtarisht 28-vjeçarin afgan Ahmad Khan Rahami si përgjegjësi kryesor i sulmit me bomba në New York dhe New Jersey.

31 persona mbetën të plagosur, pasi një bombe shpërtheu në një lagje të Manhatanit gjatë të shtunës në mbrëmje. Rahami u akuzua me herët për tentative vrasjeje ndaj policeve, qe po kryenin arrestimin e tij.

Në ditarin e tij, sipas hetuesve, është zbuluar që Rahami të ketë shprehur dëshirën e tij për të vdekur si martir. Në një pasazh të ditarit ai ka shkruar: “Ju SHBA, vijoni të vrisni në mënyrë të pakuptimtë, luftetarët e shenjtë, qofshin ata nga Afganistan, Iraku, Siria apo Palestina.” /TV KLAN






Të ngjashme